Friday, September 21

Presidenti dekoron Shyhrete Behlulin, qartet Mahmut Ferati

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Tokës së Askujt, Hashim Thaçi, i ka ndarë sot këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli, atë që njihet si Medalje Presidenciale e Meritave.

“Janë bërë më shumë se katër dekada që pareshtur, me tërë forcat e saj, ajo iu përkushtua zhvillimit dhe promovimit të këngës popullore shqipe. Me këngët e saj për bijat, vjehrrat, nuset, dhëndrrin e sidomos këngët e saj të dashurisë së bashku me Mahmut Feratin, ajo mbetet në kujtesë të shumë brezave me radhë. HTh”, ka shkruar Presidenti në facebook.

Por, një gjë e tillë duket se nuk i ka pëlqyer të apostrofuarit në postimin e Thaçit, kolegut të këngëtares, Mahmut Ferati. Këngëtari nga Maqedonia është shprehur i revoltuar me faktin që ai nuk ka marrë një medalje si kolegja e saj, me të cilën për vite të tëra kënduan bashkë.

“Jam i zhgënjyer me dekorimet selektive. Të gjithë e dinë se gjithë kohës kemi kënduar bashkë me Shyhretin dhe po ta masim minutazhin e dueteve, shumicën e tekstit e kam kënduar unë. Veprimi i Thaçit është i papranueshëm”, ka deklaruar Ferati.

Ndërkohë, priten dekorime të tjera. Edhe MC Pimi është lakuar si një ndër emrat që mund të përfitojë një medalje presidenciale.

Share.