Tuesday, December 18

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Maltë, “Dardanët” desh i mbyti ajri i pastër i Maltës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kosovarët duket se janë adaptuar me ajrin e ndotur në Kosovë. Sado i ndotur, tashmë ajri në vendin tonë është shndërruar në normalitet.

Por, me të dalë jashtë kufijve, ata po përballen me vështirësi të mëdha. Përjetim të tillë, mjaft të pakëndshëm, përjetuan futbollistët e përfaqësueses së Kosovës dhe tifozët e saj “Dardanët”.

Të ndodhur në shtetin e Maltës ku dje zhvilluan ndeshjen kundër kombëtares së tyre, e pesta në kuadër të Ligës së Kombeve, ata kishin probleme me ajrin e pastër maltez.

“Ne nuk e dinim çka po ndodhte. Desh u ngulfatëm nga ajri shumë i pastër. Jemi mësuar me tymin e pluhurin e Kosovës dhe nuk e duronim atë ajër. Mos të ishim konsumes të duhanit, zor se do ta përballonim atë ajër dhe mbase sot do të ktheheshim në arkivole”, ka deklaruar një pjesëtar i “Dardanëve”.

Kosova dje shënoi fitoren më të thellë në historinë e saj. Ajo mposhti Maltën 5:0, duke mbetur në vendin e parë të grupit të tretë të Ligës D, me 11 pikë. Ajo ka 2 pikë më shumë se Azerbajxhani i vendit të dytë, i cili vjen në Kosovë me 20 nëntor në ndeshjen e fundit të dy skuadrave në këtë fazë.

Share.