Monday, October 16

Pasi i zbulohet afera, flet Haxhi Shala: Unë jam si qingji i butë që i thith dy nana

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetit nga Nisma për Kosovën, Haxhi Shala, i ka dalë pak punë këto ditë me një aferë dashurie. Këtë javë ai ka lënë në hije edhe Kallashin, duke e marrë padiskutueshëm primatin e yllit të rubrikës rozë në mediat kosovare.

E dashura e tij në diasporë, Anxhelina nga Gjermania, fillimisht postoi fotografi në Instagram  ku deputetit Shala iu referua si i dashuri i saj, por që më ketë nuk arriti t’i bind të gjithë se është në lidhje me deputetin kosovar. Më pas ajo publikoi edhe biseda me familjarët e deputetit, prej të cilëve kishte marrë kërcënime.

Anxhelina Shala, këngëtarja nga Kosova këtë herë ka vendosur të shkojë edhe më tej. Pos fotove afër Haxhi Shalës dhe bisedave kërcënuese që ka marrë nga familja e tij, këtë herë Anxhelina ka publikuar një foto nga shtrati me komandant “Topin”.

E fotot e publikuara së fundi ia rrëzuan argumentin e paqëndrueshëm Haxhi Topit, i cili po i luan fjalët sikurse të ishin top ping-pongu.

Deputeti Shala apo Komandant “Topi” i dikurshëm, fillimisht deklaroi se fotot me Angjelinën ishin nëpër aktivitetet politike, ndonëse afërsia mes tij dhe Anxhelinës ishte përtejfushatore.

Kurse, me publikimin e fotove intime me Shalën nga Anxhelina, deputeti nga Nisma ka ndërruar fjalët.

“Jam i dashtun, di me dashtë shumë, dridhe n’maksimum kur je me mu o llokum. Unë jam si qingji i butë që i thith dy nana”, ishin fjalët e vetme të Haxhi Shalës a.k.a. Komandant Topi.

Share.