Wednesday, May 23

Pasi ia refuzojnë disa dekorata, presidenti Thaçi dekoron veten

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dekoruar qindra personalitete në prag të 10 vjetorit të pavarësisë për kontribut në fusha të ndryshme.

Por, një gjë e tillë duket se nuk iu ka lënë përshtypje disa prej personaliteve. Rexhep Selimi, Hydajet Hyseni, Jakup Krasniqi e Veton Surroi janë disa nga personalitetet që refuzuan medaljen e Hashim Thaçit.

Pas gjithë këtyre refuzimeve të dekoratave, i pari i vendit kishte rënë në hall me to. Për këtë, ai ka vendosur që ta dekorojë tre herë veten për kontributin e tij në luftën çlirimtare, pavarësinë e Kosovës dhe integrimet euro-atlantike.

Kurse, dy dekoratat tjera i ka lënë në ndejë aktualisht, duke pritur që mos ndokush është i interesuar të nderohet me to.

Siç tregojnë nga Presidenca, deri më tani nuk është paraqitur ndonjë vullnetar.

 

Share.