Wednesday, February 20

Pas tre viteve si vegjetarian, i riu nga Prishtina i kthehet mishit pasi punësohet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

I riu nga Prishtina me inicialet B.K., kishte kaluar tre vite të jetës së tij si vegjetarian. Por pas më shumë se 1000 ditëve ai i është kthyer mishit.

I riu nga Vetërniku së fundi ka gjetur një vend pune në një nga supermarketet e kryeqytetit, duke u angazhuar në sektorin e mishit.

“Tre vite nuk kam parë mish me sy e as nuk kam futur mish në gojë. Tash çdo ditë po kam kontakt të përditshëm dhe jam duke shitur me qindra kilogramë mish brenda dite”, ka thënë ai në rrëfimin ekskluziv.

PamPress ende nuk kam marrë vesh nëse i riu B.K. ka filluar edhe konsumimin e mishit.

 

Share.