Saturday, October 20

Pas synetisë, kthehet në traditë edhe operacioni i hundës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Synetia apo e njohur në shkencat mjekësore si “circumcisio”, ndër vite ka qenë procedurë kirurgjikale e aplikuar masivisht në mesin e shqiptarëve.

Synetia në gjuhën popullore apo rrethprerja sipas traditës së krishterë, dikur ka qenë traditë fetare, sidomos në popullsinë e zonave rurale, por në ditët e sotme prindërit e rinj janë të mirëinformuar, shumica prej tyre me një nivel të lartë intelektual dhe tashmë në shumicën e rasteve kjo procedurë kryhet zakonisht kur fëmija ka indikacion apo nevojë imediate për t’ju nënshtruar këtij interventi.

Madje, kjo procedurë si e shndërruar në traditë, zakonisht ka qenë shkas edhe për organizim të një ahengu kryesisht familjar pas saj. Qindra e mijëra marka më herët e po aq euro deri në ditët e sotme shpenzoheshin e shpenzohen për të festuar një akt të tillë.

Por, kohëve të fundit, krahas synetisë, në traditë të fuqishme po kthehet edhe rinoplastika apo e njohur në popull si operacioni estetik i hundës.

Shumica e popullësisë ndjejnë se kanë deformime të piramidës së hundës, për çfarë zakonisht i vihet faj faktorit trashëgues e shpesh lëndimeve. Rinoplastika po aplikohet si intervenim për t’u bërë i mundur ripozicionimi i fragmenteve të hundës, që më pas të krijohet mundësia për të pasur hundë simetrike.

Siç po ecen trendi, ky operacion do të bëhet i rëndomtë dhe do të kryhet brenda një moshe të caktuar tek secili person.

Share.