Tuesday, December 18

Pas Sokol Ballës, masturbon edhe Baton Haxhiu

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

downloadU mendua që masturbimi i gazetarit Balla, ishte një akt i veçantë, së paku në mesin e gazetarëve.

Por një gjë të tillë e ka demantuar një koleg i gazetarit, i cili i ka dalë në mbrojtje Sokol Ballës dhe ka nxjerrë detaje të reja rreth masturbimit. Bëhet fjalë për gazetarin kontravers, Houellebecqun shqiptar, të papërsëritshmin dhe të parilndshmin, Baton Haxhiu.

Për më se një orë, gazetarja jonë për çështje seksuale dhe punë zyrtare, intervistoi gazetarin Haxhiu, i cili i doli në mbrojtje kolegut Balla, duke u solidarizuar me të e duke pohuar se edhe vetë ai masturbon së paku dy herë në javë, ndonëse këtë e bënë larg syrit të kamerës dhe çdo pajisje teknologjike.

Batoni foli gjer e gjatë për seksin, masturbimin dhe prezervativët, si dhe për të treguar rëndësinë e masturbimit, ai kreu këtë akt edhe para syve të gazetarës sonë. Por, për fat të mirë, çdo gjë kaloi pa pasoja.

Gazetari Haxhiu tregoi se nuk është e thënë që masturbimi të kryhet gjithnjë duke pasur kontakte me penisin. Në rrëfimin e tij, ai tregoi se zakonisht masturbon edhe në aktivitetet e tija si gazetarme një përvojë mjaft të gjatë dhe në analizat kur merr rolin e analistit, ku në asnjërin nga këto momente nuk çon dorën në drejtim të penisit, por sytë i ka në drejtim te audiencës se gjerë.

Besohet se numri i gazetarëve masturbues është shumë më i madh sesa mendohet.

Share.