Monday, November 19

Pas librit “Lopa e Macchiatos”, Veton Surroi ka gati për botim librin “Kali i Espressos”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas librit “Lopa e Macchiatos”, i cili është një nga 8 tituj e rinj të Botimeve Koha në Panairin e 20-të të Librit “Prishtina 2018”, autori i këtij libri, Veton Surroi, duket se ka gati për botim edhe një libër të ri.

Fjala është për librin “Kali i Espressos”, që është vazhdimësi e shënimeve heretike të politikanit, shkrimtarit, intelektualit, diplomatit dhe modelit të mirënjohur Veton Surroit, të mbajtura gjatë tre shekujve të fundit.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën tonë profesionale miku i tij i ngushtë, regjisori Agim Sopi, i cili ka pohuar se edhe libri “Kali i Espressos” është një libër hajn, i cili padiktueshëm do të ua vjedh historinë e jetës, për të cilën keni menduar se ekskluzivisht do të jetë e juaja.

Ai tutje ka thënë se edhe lky libër i Surroit është një testament i mbamendjes së munguar historike, por e ka quajtur edhe platformë që ka zgjidhjet e duhura për problemet jo vetëm të nivelit vendor, por edhe të nivelit global.

Por, vetë Surroi nuk ka dashur të flasë për librin, duke thënë shkurt se krejt çka ka pasur, e ka thënë në libër.

 

Share.