Monday, December 18

Pas humbjes së tetë më radhë të Kosovës, bie drastikisht kërkesa për dorëheqje të Bunjakit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është thënë vazhdimisht se “përvoja e bën të veten”, dhe duket të jetë ashtu.

Përfaqësuesja e Kosovës e drejtuar nga selektori Albert Bunjaki mbrëmë pësoi edhe humbjen e tetë në kuadër të Kualifikimeve për Botërorin e ardhshëm. Ajo u mposht nga Ukraina, vetëm 2 me 0.

E veçanta në këtë mes është se përkundër humbjes, pas saj nuk ngjau siç ngjante gjithnjë. Si rëndom, pas çdo humbjeje, pas 7 humbjeve me radhë, trajnerit të Kosovës i kërkohej masivisht dorëheqja.

Një gjë e tillë nuk ndodhi pas humbjes së mbrëmshme të Kosovës nga ukrainasit. Kërkesa për dorëheqjen e Albert Bunjakut ka rënë drastikisht.

Për dallim prej 7 ndeshjeve në të kaluara,  ku pas humbjeve pasonin qindra mijëra kërkesa për dorëheqjen e selektorit Bunjaki, pas humbjes së mbrëmshme nga Ukraina, trajnerit Kosovar i është kërkuar dorëheqja vetëm 546 herë.

PamPress që ka regjistruar 546 kërkesa për dorëheqjen e Bunjakit, ka arritur të gjejë se në mesin e tyre, 23 njerëz kanë kërkuar dorëheqjen e Bunjakit nga dy-tre herë. Ndaj, i bie që tamam as 500 kosovarë nuk e kërkuan mbrëmë dorëheqjen e selektorit Bunjaki.

Kjo rënie drastike e kërkesës për dorëheqje të Bunjakit është mjaft e habitshme. Nuk dihet nëse kjo gjë është si pasojë e përvojës së pasur të Kosovës në humbje, apo nga kënaqësia që edhe pas ndeshjes së nëntë, Kosova ka arritur ta ruaj pikën e vetme që e fitoi në ndeshjen e parë me Finlandën dhe vendin e fundit në tabelë që ia siguron ajo pikë e vetme

Share.