Monday, October 16

Pas humbjes së KB Prishtina, Blerand Stavileci “sulmon” bjellorusët: Jeni ma t’zi se shkiet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

KB Prishtina ka pësuar humbje në ndeshjen e parë ndaj Tsmoki-Minsk me rezultat 50:57 në Ligën e Kampionëve në basketboll, dhe kjo gjë e ka nervozuar tej mase presidentin e këtij klubi, Blerand Stavileci.

KB Prishtina e nisi shumë mirë çerekun e parë, të cilin e mbylli 23:21, por në fund pësuan humbjen me diferencë 7 pikë, çfarë bëri që Stavileci t’iu drejtohej me gjuhë të ashpër ekipit bjellorus.

“Qine nanën e juve bre muta. Bjellorus pa vetulla. Ju në fakt jeni rusë të mutit. Jeni ma t’zi se shkiet”, ishin fjalët e rënda të Stavilecit ndaj lojtarëve dhe stafit të ekipti nga Bjellorusia, Tsmoki-Minsk.

Megjithatë, nga ana e tyre nuk pati reagim dhe situata kaloi pa ekcese.

 

Share.