Wednesday, February 20

Pas dështimit në Interpol, Kosova ia mësynë anëtarësimeve në Five Star Fitness dhe Top Shop

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas dështimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, diplomacia kosovare e udhëhequr nga Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, ka ulur aspiratat anëtarësuese.

Më Kosova nuk do të përpiqet që të anëtarësohet në organizata të tilla. Prej sot, Ministria e Jashtme, Kosovën do ta shtyjë drejt anëtarësimit në “Five Star Fitness”.

Pacolli në një deklaratë për PamPress ka thënë se Kosova ia ka mësyrë diçka që s’mund ta shkyjë.

“E morëm porosinë. Duhet që anëtarësimet t’i nisim më gradualisht, e jo menjëherë prej kalit me kqyre me dalë n’Mercedes. Duhet ma kadal… do të provojmë që njëherë të anëtarësohemi në Top Shop dhe Five Star Fitness, pastaj të marrim kartelat e Vivës dhe SuperVivës, e pastaj të aspirojmë për anëtarësime më serioze”, ka thënë Pacolli i shqetësuar.

Pacolli, duke u deklaruar më tej ka thënë se nuk e ka pritur këtë prej Serbisë.

“Vërtetë jonjerëzore nga Serbia. Si mundet që të veproj kështu kundër Kosovës. Nuk e kam pritur. Por si thonë, budallai jam unë nëse më mashtron një herë, budallai jam unë nëse më mashtron dy herë, budallai jam unë nëse më mashtron tre herë”, ka thënë Pacolli.

PamPress shpreson që këtë herë të mos dështojmë, duke kërkuar edhe publikisht nga Top Shop dhe Five Star Fitness që ta pranojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim.

Share.