Sunday, June 24

PAN mungoi në seancë, Mikullovci: Nëse i ka ba vaki diçka PAN’it, ma mirë mos m’kallxoni

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koalicioni mes Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i njohur tashmë me akronimin PAN, sot nuk ishte pjesë e seancës së thirrur nga kryesuesi i saj, Adem Mikullovci.

Koalicioni PAN është shprehur më herët i pakënaqur me caktimin e kësaj seance dhe asnjëri nga deputetët e saj nuk i është përgjigjur ftesës së Mikullovcit, gjë që ka bërë që ky i fundit të shqetësohet për mospjesëmarrjen e tyre.

“Mirëdita të nderuar deputetë. Mirë se keni ardhë sot në seancë. Sipas asaj çka po shoh, Lëvizja Vetëvendosje! është prezent, koalicioni LAA është këtu, kurse koalicioni PAN mungon. Nëse i ka ba vaki diçka PAN’it, ma mirë mos m’kallxoni”, ka thënë Mikullovci në hapje të seancës.

Por, më vonë në korrdoret e Parlamentit është shfaqur njëri nga deputetët e PAN’it, Milaim Zeka, i cili kërkonte mediat për t’u prononcuar para tyre dhe me këtë rast komentoi edhe mungesën e kolegëve të tij.

“Paj unë nuk e di çka hamami nuk janë ardhë. Unë nuk jam çoban i tyne, me i rujt kur po hinë n’parlament e kur po dalin. Unë bullicat i kom rujt kur jom kanë fëmi, tash s’kam vakt me i rujt”, ka deklaruar Zeka para mediave.

Share.