Friday, September 21

PamPress: Mos na e lakoni emrin për interesa të ngushta, jemi gazeta nr. 1 në vend

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së djeshme, kryeredaktorja e gazetës “Zëri” ka publikuar në llogarinë e saj në facebook një kërcënim të dokumentuar me fotografi qën shfaqnin një kryq të vizituar në afërsi të apartamentit të saj. Pas kësaj, Arbana Xharra në një deklarim të saj për sajtin satirik të Kadri Veselit, Express, është munduar që sulmin ndaj saj ta ndërlidhë me raportimin korrekt e jashtëzakonisht serioz të gazetës sonë.

Ngjashëm si Arbana ka vepruar edhe dirigjuesi i saj, Berat Buzhala, i cili edhe për problemet e Arbanës me burrin e saj, Andinin, e drejton gishtin nga portali ynë. E krejt njëjtë është sjellur edhe personaliteti fiktiv i cili ka për synim pjelljen e kombeve inekzistenete, i ashtuquajturi analist, Halil Matoshi.

Si gazeta më serioze në vend dhe në Ballkan, e shohim të udhës të përgënjështojmë dhe dënojmë tendencat e tilla për shtypje të fjalës së lirë, dhe i cilësojmë këto veprime si sulm të organizuar ndaj lirisë së medias.

Për ne është e natyrshme përmendja jonë dhe lakimi i emrit tonë kudo e kurdo sepse mirëkuptojmë dëshirën e secilit për t’u vënë në dukje falë nesh, por keqpërdorimi i emrit është i patolerueshëm dhe nuk ka për të sjellë rezultate kurrë.

PamPress në këtë muaj të bekuar, prillin që fillon me rrena, mbush vetëm 2 vite jetë, por përgjatë këtyre 730 ditësh, ia ka dalë që të jetë burimi më serioz, më i sigurt e më kredibil i informimit dhe orientimit të publikut kah “Kibla”. Sigurisht që kjo nuk iu konvenon bageristëve si Komandant Çabiqi që gjithë jetën e tyre janë munduar të shtiren si gazetarë, por kjo aq na bën.

Ne i kemi shtrirë testikujt dhe vazhdojmë aktivitetin tonë, gjersa të tjerët le të na shohin nga prapa.

 

 

Share.