Saturday, October 20

Pal Lekaj: Unë e kam kundërshtuar demokracionin, jo demarkacionin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili vjen nga partia AAK, e cila në kohën sa ishte në opozitë shfaqej si kundërshtuese e rreptë e demarkacionit me Malin e Zi, ka dhënë sinjale se partia e tij mund të ndryshojë qëndrim karshi kësaj çështje.

Ministri Lekaj kur u pyet për marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi, deklaroi para mediave se Haradinaj e ka në dorë këtë punë dhe se gjithçka do të jetë OK.

I pyetur se cili do të jetë veprimi i tij nëse partia e tij ndryshon mendje, pasi që vetë Lekaj mbajti burg për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës dhe fshehjes së dorës në kundërshtim të demarkacionit, ai nuk qe edhe aq i qartë.

“Nuk mund të flasim tani, me vie keq. Por, duhet ta keni një gjë parasysh. Unë nuk e kam kundërshtuar demarkacionin, por demokracionin. Është mirë të lexoni me shumë dhe t’i kuptoni mirë termat. Asnjë deklaratë timen nuk e gjeni ku unë kam folur për demarkacionin”, ka thënë ndër të tjera Lekaj.

Deri tani, hapi vetëm që ka marrë Haradinaj për këtë çështje është shkarkimi i drejtuesit të Komisionit, Murat Mehës, i cili edhe ashtu e ka kryer misionin e tij.

 

Share.