Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/pampress/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/pampress/wp-content/plugins/wp-super-cache/wp-cache-phase2.php on line 1164
Paketohen 15.000 valixhe gjatë seancës së demarkacionit, gati për liberalizimin e vizave - Pampress
Sunday, July 22

Paketohen 15.000 valixhe gjatë seancës së demarkacionit, gati për liberalizimin e vizave

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me të filluar seanca për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, jo të gjitë qytetarët kanë vendosur të ulen para ekraneve televizive për të shikuar rrjedhën e saj.

Të paktën 15 mijë nga ta gjatë kësaj kohe janë marrë me një aktivitet tjetër, i cili megjithatë ndërlidhet me mbarëvajtjen e kësaj seance, me saktësisht me ratifikimin e vijës kufitare mes shtetit tonë dhe atij malazias.

Këta qytetarë gjatë kohës së seancës kanë bërë gati valixhet e tyre, me shpresën që menjëherë pasi që marrëveshja e demarkacionit të marrë votat, do të jepet liberalizimi i vizave për Kosovën, e më pas ata sa më parë të marrin rrugën e mërgimit.

Burimet tona nga terreni kanë identifikuar 15.000 valixhe të madhësive të shumta, të mbushura përplot, të cilat presin që shumë shpejtë të ndërrojnë vend, për t’u vendosur në bagazhet e autobusëve dhe aeroplanëve që kanë për destinacion Evropën.

Megjithatë, seanca ku pritet ratifikimi demarkacionit është shtyer, por valixhet mbesin gati.

 

Share.