Monday, December 18

Nesër parada e LGBT’së, Haradinaj del së bashku me Murat Mehën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Parada e quajtur si “Parada e Krenarisë”, organizuar nga komuniteti LGBT, mbahet nesër në Prishtinë. Ditë më parë, mbështetje për komunitetin LGBT, e veçanërisht për paradën, ka dhënë kryeministri Ramush Haradinaj.

Lideri i AAK’së gjatë ditës së sotme ka dhënë detaje shtesë në lidhje me pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Ai ka folur edhe për partnerin e tij gjatë ecjes simbolike.

“Po, do të marrë pjesë. Me mua do të jetë edhe ish-drejtuesi i Komisionit për caktimin e kufirit me Malin e Zi, z. Murat Meha, me të cilin kemi pas një përplasje të pakëndshme që i ka implikuar edhe komunitetin në fjalë. Do të dalim bashkë për t’i thyer paragjykimet ekizstente në lidhje me qëndrimin tim mbi këtë komunitet dhe z. Meha”, ka thënë Haradinaj.

Gjatë një takimi të mëhershëm, kur Haradinaj ishte në opozitë, në një mbledhje ku ishte prezent edhe zoti Meha, ai iu pat drejtuar këtij të fundit me fjalën “peder”.

Share.