Saturday, November 17

Nesër në teatrin “Oda” jepet premiera e shfaqjes “Pordha n’shishe”, me regji të Lirak Çelajt

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasi qyteti i Prishtinës ka filluar testimin e furnizimit 24 orësh me ujë, aktorët e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Lirak Çelaj, Blerand Stavileci, Shefki Gashi e Flamur Shala, do të japin shfaqjen “Pordha n’shishe”, e cila flet në lidhje me premtimin e realizuar nga Shpend Ahmeti që Prishtina të këtë ujë çdo ditë, gjatë tërë ditës. Shfaqja është e shkruar dhe me regji të gjitholgut Lirak Çelaj, i cili është edhe pronar i teatrit “Oda”.

Tre vjet përpjekje problematike të koalicionit joformal mes LDK’së e PDK’së në Prishtinë, për të penguar punën e Shpend Ahmetit dhe Vetëvendosje!-s në kryeqytet, veçanërisht furnizimin me ujë të pijshëm, që ishte premtimi kryesor i kryetarit Ahmeti, do të shfaqen në premieren e nesërme në Teatrin Oda.

Regjisori i shfaqjes, Lirak Çelaj, i cili ishte edhe poteraxhia më i madh gjatë te viteve të fundit në Prishtinë, thotë se është i kënaqur me shfaqjen e tij e cila është një tragjedi, e bazuar mbi ngjarjet reale në kryeqytet nga viti 2014 e deri më sot.

“Unë jam shumë i kënaqur me shfaqjen, por e vërteta e dhimbshme është që tematika e saj është e bazuar në ngjarje të vërtetë. ‘Pordha n’shishe’ tregon për përpjekjen tonë dhe të LDK’së që të ia pamundësojmë punën Shpend Ahmetit, që ai të mos realizojë premtimet e tij, dhe dështimin tonë flagrant, dhe më pas dëshpërimin tonë. Fundi i dramës është tragjik. Unë vetëm shpresoj të mos jetë edhe më tragjik për ne, në jetën tonë reale”, thotë Lirak Çelaj.

Çelaj uron që të mos pordhin në shishe edhe më tej, sepse kjo më të vërtetë sjellë ditë të zeza për të, partinë e tij – PDK, dhe partnerin në koalicon – LDK.

PamPress merr vesh se shumica e biletave për këtë shfaqeje janë blerë, dhe ironia është që blerja më e madhe është bërë nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës.

© PamPress. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara dhe shumë të drejtuara, por edhe ngapak të pickuara.

Share.