Wednesday, February 21

Ndërron shprehja popullore “T’njoh si paren e kuqe”, bëhet “T’njoh si bitcoinin e kuq”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Monedha e kriptuar Bitcoin, e cila po çmend botën e financave, gjatë këtij viti ka shënuar rritje senzacionale.

Kjo valutë e cila ekziston vetëm në botën digjitale, supozohet se është zhvilluar në vitin 2009 nga dikush me emrin Satoshi Nakamoto, por që kjo gjë është jo e sigurt. Paraja virtuale bazohet në principin që një person mund të kryejë pagesë pa ndërmjetësues, siç është banka.

Në muajin maj të këtij viti, 1 BTC kishte vlerën e jo më pak se 2.356 eurove, kurse numri i transaksioneve në bitcoinë ka shënuar rritje të jashtëzakonshme që nga janari.

Por, ndonëse popullariteti i kësaj valute në vendin tonë nuk është edhe aq i madh si në vendet e tjera të botës, përveç konsekuencave në lëminë e financave, Bitcoin është përhapur mjaft shumë si temë.

E ndikimi i kësaj valute ka bërë që edhe shprehejt popullore që lidheshin me paranë, të ndërroijnë, duke u përditësuar me monedhën e re.

Ndër shprehjet e para popullore që ka pasur këtë fat është ajo “T’njoh si paren e kuqe”, me të cilën historikisht është tentuar që t’i tregohet tjetrit se e njeh shumë mirë.

“Të njoh si paren e kuqe” është rikuptimësuar dhe tashmë në të folurën popullore po merr dominimin shprehja “Të njoh si Bitcoinin e kuq”.

Analistët financiarë paralajmërojnë ndryshime të tjera në shprehjet e urta popullore.

Share.