Tuesday, September 18

Nazim Bllaca zgjidhet kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

fotoShumë i përfoluri dhe protagonist i befasive të shumta të pasluftës, Nazim Bllaca, është zgjedhur në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Këtë e kanë bërë të ditur burime të sigurta brenda vetë z.Bllacës, i cili me plot meritë merr drejtimin e këtij institucioni, pasi që dihet përvoja e tij e gjatë nëpër gjykata vendore e ndërkombëtare.

Analistët politikë, janë të bindur më shumë se vetë Nazim Bllaca që ai është zëvëndësimi me adekuat për kryetarin e deritanishëm të Kushtetueses, Enver Hasanin.

Enver Hasani, cili për një kohë të gjatë njihej si ‘Baba’, e tash e tutje si ‘Gjyshi’, është mjaft I kënaqur me pasardhësin e tij, meqë tek pasardhësi sheh një biografi të ngjashme me të tijën. Ai i uroi pasardhësit suksese në detyrën e re, dhe njëkohësisht uroi që pas kryerjes së mandatit të zgjidhet ambassador në ndonje shtet.

Share.