Wednesday, February 20

Nazim Bllaca pjesë e listës së koalicionit PDK-AAK-Nisma

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-pjesëtari i ShIK’ut, i cili doli të fliste hapur për aktivitetin kriminal të kësaj organizate, ka vendosur t’i hyjë politikës. Nazim Bllaca ia ka mësyer Parlamentit përmes koalicionit parazgjehdor mes PDK’së, AAK’së dhe NISMA’s.

Nuk dihet saktë ende se nga cila parti ka hyrë në këtë listë Bllaca, e as numri të cilin do ta ketë në zgjedhje, por mësohet se ai do të jetë në tridhjetëshen e parë.

Bllaca ka kohë që ballafaqohet me drejtësinë për shkak të deklaratave të tij publike, ku ndër të tjera ka pranuar që edhe vetë ka qenë pjesëmarrës në krime të ndryshme. /PamPress/’

Share.