Tuesday, December 18

Nasim Haradinaj kërcënon Amerikën me raketa balistike: Baco, ta rrafshoj Uashingtonin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nasim Haradinaj ka marrë zemër aq sa po i shpallë luftë të gjithë amerikanëve pas fyerjes që i bëri ambasadorit të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Nasimi nga Deçani e quajti edhe vetë Presidentin Trump “lopë e gjallë” dhe nuk e ka ndërmend të ndalet.

Nasimi derisa po ruante lopët e tij bashkë me shokun e ngushtë Hysni Gucatin, ka lansuar një diss drejt Delawies dhe amerikanëve.

“O O, ju q* nona njanit, jo nona po ju q* krejt familia, ju q** krejt”, ka shkruar Haradinaj mbi një foto të publikuar në Facebook, ku shihet bashkë me Gucatin dhe një lopë të murrme pas tyre.

I pyetur nga gazetarët e PamPress, Haradinaj ka thënë se është i gatshëm për luftë me Amerikën, poqëse gjërat dalin jashtë kontrollit.

Ai ka thënë se në ahurin ku supozohet se mban lopët, ka raketa balistike me rreze të gjata veprimi, me të cilat thotë se mund të shkatërrojnë të gjithë Uashingtonin.

“Kam raketa balistike bac une. Rrafsh me toke e boj Uashingtonin nese ky palaçoja e tepron me fjalë, qysh ka ba deri tani”, tha Haradinaj nga zemra e Deçanit.

PamPress mëson se Pentagoni tashmë është duke bërë përgatitjet e duhura që të mbrohen me anti-raketorë poqëse Nasimit e Hysnisë u shkon mendja që të nisin një luftë me SHBA-në.

Britania thuhet se po mban qëndrim neutral karshi këtij konflikti që mund të shpërthejë secilin moment

Share.