Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/pampress/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/pampress/wp-content/plugins/wp-super-cache/wp-cache-phase2.php on line 1164
Mustafa: Në vend se n'pleqërinë time me mendu për 70 virgjëreshat e xhenetit, duhet me mendu për 70 dosje - Pampress
Sunday, July 22

Mustafa: Në vend se n’pleqërinë time me mendu për 70 virgjëreshat e xhenetit, duhet me mendu për 70 dosje

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Isa Mustafa e ka shprehur edhe njëherë brengën e tij të thellë në lidhje me 70 dosjet e deponuara nga VV në Prokurorinë e Shtetit.

Duket se këto dosje po e lënë çdo ditë pa gjumë dhe se ia kanë humbur qetësinë që kryeministri në shkuarje pretendon se i takon si plak.

“Më vjen keq që në këtë moshë më permenden 70 dosje. Nuk e di se si  njërzit janë aq të pamëshirshëm. Në këtë moshë do të duhej të isha duke menduar për 70 virgjëreshat që do t’i takojë në xhenet, e jo për 70 dosjet e kësaj dynjaje”, është shprehur kryetari i LDK’së, Isa Mustafa.

70 dosjet ndaj Mustafës i takojnë periudhës sa i ishte kryetar i Komunës së Prishtinës.

Ai e kishte humbur garën për kryetar të kryeqytetit përballë Shpend Ahmetit në vitin 2013, me anë të balotazhit.

Qeverisja e Ahmetit brenda vitit të parë të mandatit e kishte përshendetur qeverisjen e mëparshme të LDK’së me 70 dosje, një numër mjaft solid për rrethanat e shtetit tonë.

Share.