Wednesday, May 23

Ministria e Inovacionit shfrytëzon motin me shi, zbulon “pordhën e lagët”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, e cila drejtohet nga ministri Besim Beqaj, pas një pauze prej disa javësh, ka dalë me zbulimin tjetër të ri.

Kjo ministri e cila e filloi furishëm mandatin, ka sjellë edhe një zbulim që në qarqet inovative po konsiderohet si zbulim epokal. Për këtë, ka hyrë në punë shiu i cili ka filluar që nga mbrëmë e nuk po ndalet akoma.

Ministria e Inovacuionit dhe Ndërmarrësisë ia ka dalë që pas këtyre reshjeve të shiut, të zbulojë “pordhën e lagët”. Kjo pardhë, deri me sot ka qenë vetëm një metaforë, kurse sot është inovacioni i radhës i ministrisë që e udhëheq Beqaj. E ky i fundit, ka folur për rëndësinë e këtij zbulimi në superlativ.

“Është zbulimi më i madh besoj për këtë vit. Ka qenë e paimagjinueshme të arrihet deri këtu, por kush punon, më në fund ia del. Deri më sot të gjithë kanë menduar që pordha mund të ekzistojë vetëm në gjendjen agregate të gaztë, por ne ia dolëm që atë ta sjellim edhe si të lëngshme. Uroj që deri në fund të mandatit ta sjellim edhe pordhën e ngurtë”, ka thënë Beqaj.

Më herët, ministria e Beqajt ka zbuluar ujin pluhur, i cili tretet në ujë dhe jep ujë, si dhe ka zbuluar metodën e pjekjes së flisë pa “saq”.

 

Share.
  • Link

    xD bravo