Monday, March 25

Milaim Zeka: Kam inçizime që një kinez e ka rreh Chuck Norrisin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Chuck Norris njihet si një nga personazhet më të forta të të gjitha kohërave. Madje edhe shumë barsoleta gjithandej botës qarkullojnë, të cilat flasin për fuqinë e pakontestueshme të tij.

Por, një deputet nga Kuvendi i Kosovës ka marrë guximin që s’ka mund ta marrë askush, duke folur se si Chuck Norris nuk është i pamposhtur siç pretendiohej. Është deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, ai i cili ka deklaruar sot se ka inçizime që dëshmojnë këtë.

“Kam inçizime ku shihet se një kinez e rreh, e qkoq Chuck Norrsin. M’vjen keq që gjithë bota i han foret që Chuck Norrsin nuk e ka rreh kërkush. Këto janë pallavra”, ka deklaruar Zeka.

Madje ish-gazetari kur është pyetur, ka pranuar që edhe Frashër Krasniqi nga PSD do ta sfidonte seriozisht Chuck Norrsin në një duel potencial mes tyre.

Kujtojmë se Krasniqi para një viti kishte grushtuar Zekën në njërën nga studiot televizive të vendit.

Share.