Wednesday, May 23

Mentor Shala me dhimbje të mëdha të gjurit, fajëson Kadri Veselin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i RTK’së, Mentor Shala, është duke u ballafaquar me dhimbje të rënda të gjunjëve. Këtë e ka bërë të ditur një burim anonim i afërt me gruan e tij, Ramize Murtezi-Shala.

Në hulumtim e sipër në lidhje me shkaqet që e kanë çuar Shalën deri tek ky komplikim, PamPress ka mësuar se drejtori i transmetuesit publik nuk ka ndonjë defekt të lindur as në gjurin e majtë e as në të djathtin.

Siç mësohet tutje, Shala para një kohe, krejt rastësisht, kur është ngritur nga shtrati, ka ndjerë ngurtësim të kyçit i cili nuk i është liruar as pas disa lëvizjeve të thjeshta.

Problemet e kyçit të gjurit janë shoqëruar me dhimbje edhe më të mëdha për Shalën, sidomos pasi që ai është angazhuar në aktivitete të ndryshme.

Dhimbjet i janë shtuar dukshëm sidomos gjatë kryerjes së disa aktiviteteve fizike, të cilat për kohë të gjata kanë qenë aktivitete të rëndomta të tij.

“Ata që e njohin Shalën, janë në dijeni për oralet e rregullta të tij ndaj Kadri Veselit. Por, atij deri më tani nuk i është shfaqur ndonjë problem. Vetëm para disa dite atij i janë shfaqur dhimbje të mëdha. Kemi hetuar se dhimbja është e lokalizuar vetëm në një pikë, e cila në prekje është shumë e dhimbshme. Ndaj, Shala e ka problem sot të vazhdojë këto shërbime ndaj kreut të Kuvendit”, ka thënë burimi anonim.

Më tej, ky burim ka shtuar se ka pasur tenntime për një ekzaminim më të mirë që ndihmon për të përcaktuar origjinën e dhimbjes më detajisht.

“Nuk kemi mbërritur në përfundime të sakta. Kemi vërejtur se dhimbja inflamatore është e pranishme edhe në pushim dhe nuk qetësohet me ndryshimin e pozicionit. Zakonisht shfaqet në gjysmën e dytë të natës dhe është ndjekur nga ngurtësimi në mëngjes, ky ngurtësim është i qëndrueshëm gjysmë ore”, ka shtuar burimi.

 

Drejtori i RTK-së në anën tjetër e ka fajësuar kryeparlamentarin Veseli për sëmundjen e tij. Megjithatë, ky i fundit e ka këshilluar që t’i lë akuzat, por të konsultohet me ndonjë reumatolog ose ortoped, dhe të hetohet natyra e ardhjes së dhimbjeve.

Share.