Wednesday, February 21

Malisheva kthen pasaportat për gjithë ata që duan të shkojnë për të marrë ajër të pastër

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në vitin 1998, kur forcat ushtarake të UÇK’së po i luftonin hordhitë serbo-sllavo-karpatase, Malisheva ishte shpallur “Zonë e Lirë”.

Në këtë rajon ishte krijuar administratë civile, e cila për gjithë ata që donin të shkelnin këtë hapësirë jepte pasaporta, nëse paraprakisht plotësonin kriteret.

E, pas 20 vitesh, në rrethana krejtësisht paqësore, malishevasit kanë kthyer sërish pasaportat. Kësaj radhe një gjë e tillë po aplikohet pas gjendjes emergjente në Prishtinë, ku kryeqytetasit po përballen me ndotje ekstreme të ajrit.

Secili prishtinas i cili dëshiron të hyjë në Malishevë për të shfrytëzuar ajrin e pastër të kësaj zone, këtë nga sot e tutje mund ta bëjë vetëm nëse është i pajisur me pasaportën e Republikës Sovrane të Malishevës (RSM).

Nga administrata malishevase ende nuk janë publikuar të dhënat se sa qytetarë kanë aplikuar e sa janë pajisur me pasaportat e reja.

 

 

Share.