Monday, March 25

“Ludo” çmend Skënderajin, dëgjohen britma “a bAn me lu?”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Skënderajit po e dëshmon edhe së fundi që në gjitha aspektet ndjek trendin evropian dhe botëror, dhe që nuk i pëlqen të mos jetë në hap me kohën.

Një shembull të tillë, komuna me një qytetari të lashtë dhe kulturë të veçantë, po e jep me rastin e festimit të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Kjo komunë ka vendosur që në kuadër të aktiviteteve me rastin e shënimit të kësaj dite ta fus lojën që po bën bujë rreth e rrotull globit, Ludo King.

Dy ditë para festës, tashmë çdo gjë është gati. Madje, përveç përgatitjeve, qytetarë të shumtë kanë filluar të luajnë lojën që nga sot.

Ekipi jonë për lojëra të facebook’ut ka qëndruar sot në Skënderaji, me ç’rast ka vëzhguar për së afërmi gjithë atmosferën brilliante atje.

“A bAn me lu? A bAn me lu?”, ishin vetëm disa nga britmat që dëgjoheshin sot më të madhe midis sheshit “Adem Jashari” në Skenderaj, ka rrëfyer nga vendi i ngjarjes gazetari ynë, Ludovik Kingu.

Të dhënat nga terreni flasin për pjesëmarrje edhe më masive të skënderajasve në këtë lojë në dy ditët që po vijnë.

Share.