Tuesday, December 18

LDK’së i mbetet që pas Istogut ta humbas vetëm edhe Prapashticën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy bastionet e saj kryesore, Lidhja Demokratike e Kosovës i humbi si mos e më keq. Në vitin 2013, ishte VV ajo që ia mori Prishtinën, duke fituar Shpend Ahmeti si kryetar, pasi që mposhti kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Prishtinën nuk arritën ta kthenin as në zgjedhjet e sivjetshme të 22 tetorit, pasi që Arban Abrashi humbi në garën ebalotazhit me 19 nëntor. E po në këtë ditë, LDK humbi zgjedhjet edhe në vendlindjen e themeluesit të saj, Ibrahim Rugovës, në Istog.

Megjithatë, partia e të moshuarve nuk e pranoi humbjen dhe pas një sërë ankesash, Istogu shkoi në rivotim. E rivotimi i mbajtur sot, ia rihumbi LDK’së Istogu, duke nxjerrë fitues Gani Dreshajn e AAK’së përball Haki Rugovës, i cili është edhe nënkryetar i LDK’së.

Më të humbur Istogun, LDK e cila udhëhiqet nga Isa Mustafa, ka ngelur pa humbur vetëm edhe në vendlindjen e këtij të fundit, në Prapashticë.

Por, LDK fuqishëm mbetet e bindur se Prapashtica ka për të mbetur bastion i tyre. Ndaj, vendimi që pritet të merret nga partia e të moshuarve është zhvendosja e “Jerusalemit” nga Istogu në Prapashticë, derisa edhe këtë të fundit ta humbasin.

Share.