Home / MISTERE / LDK: Shpend Ahmeti po e heq borën e po i lë fëmijët pa dordoleca

LDK: Shpend Ahmeti po e heq borën e po i lë fëmijët pa dordoleca

Një reagim aspak të zakonshëm dhe mjaft të çuditshëm e ka bërë partia e cila për 14 vite ka udhëhequr më Prishtinën ndaj kryetarit aktual të kryeqytetit, Shpend Ahmeti. Reagimi vjen pas angazhimit intensiv të këtij të fundit në largimin e borës nga rrugët e kryqytetit, sikurse ato brenda qytetit, edhe në ato të fshatrave.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur të papërgjegjshëm kryetarin Ahmeti, duke shtuar se ai dhe partia e tij Vetëvendosje!, kanë lënë fëmijët pa lozur me borë, pasi që kanë hequr gjithë borën nga qyteti.

“LDK është e shqetësuar mjaft shumë me veprimet e qeverisjes së Prishtinës dhe shqetësimi ynë rritet në këtë acar, në këto ditë të ftohta e me borë, por të bukura, pasi që fëmijët që janë e ardhmja jonë e duan jashtëzakonisht shumë borën. Por, kryetari Shpend Ahmeti ka vendosur që të ua prishë lumturinën fëmijëve të Prishtinës, duke e hequr gjithë borën e duke ua pamundësuar atyre bërjen e dordoloecave”, shkruan në kumtesën e LDK’së nisur mediave të lira e demokratike.

LDK ka ftuar gjithë qytetarët e Prishtinës që fëmijet i tyre t’i çojnë në Podujevë apo Ferizaj, dy komuna që qeverisen nga kjo parti, pasi që sipas saj, atje nuk po largohet bora dhe ka mjaftueshëm borë për dordoleca dhe lojëra të tjera të fëmijëve. /PamPress/

About pampress

Check Also

Buzhala sulmon prapë Leze Qenën, kërkon dorëheqjen e saj nga seriali “Çka ka shpija?”

Me t’u zgjuar në mëngjes, Komandant Çabiqi i cili njihet edhe me emrin e vërtetë, ...