Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/pampress/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/pampress/wp-content/plugins/wp-super-cache/wp-cache-phase2.php on line 1164
LDK gjen fajtorin për humbjen në Prishtinë, Isa Mustafa akuzon Nazin për sabotim - Pampress
Sunday, July 22

LDK gjen fajtorin për humbjen në Prishtinë, Isa Mustafa akuzon Nazin për sabotim

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi që edhe zyrtarisht u konfirmua humbja e saj dhe kandidatit për kryetar, Arban Abrashi, në Prishtinë.

Pasi që edhe votat me kusht nuk qenë në favor të tyre, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, është deklaruar në lidhje me atë se çka e pamundësoi fitoren e LDK’së në Prishtinë.

E, ish-kryeministri, ende pa kaluar 24 orë nga humbja zyrare, gishtin e fajit e ka drejtuar kah një prurje e Ismet Beqirit, e cila pati bërë bujë si aderim i fuqishëm.

Është fjala për artistin e merituar, drejtorin e Grupit Aurora dhe themeluesin e nazofilisë, Nazmi Sfishtën, i njohur për publikun si “Nazi i Aurorës” e jo rrallë si “Naz filozofi”.

Nazi, i cili në prag të një palë zgjedhjeve lokale pati bërë këngë për Prishtinën bashkë me kandidatin e atëhershëm pvr kryetar të kryeqytetit nga LDK, Ismet Beqirin, në këto zgjedhje s’është parë në asnjë moment afër Arban Abrashit. Këtë, Isa Mustafa e ka quajtur sabotim dashakeq.

“E kemi të qartë se disa gjëra kanë shkuar keq. Dua ta përmend këtu sabotimin dashakeq nga anëtari ynë, dikur i devotshëm, Nazi, i cili nu e bëri asnjë këngë për Prishtinën, e lëre diçka tjetër. Kjo është e pafalshme”, ka thënë Isa Mustafa.

 

 

Share.