Monday, March 25

Lajmi i fundit: BE shtyen Vitin e Ri për kosovarët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërrimi i motmoteve nuk do të bëhet edhe për kosovarët sonte pas orës 23:59. Shtetit më të ri në Ballkan do t’i shtyhet viti 2019 për një afat të pacaktuar.

Një gjë e tillë është kërkesë e strukturave të Bashkimit Evropian, të cilët kanë vlerësuar se Kosova ende nuk i ka plotësuar kriteret që të fillojë me vitin 2019.

“Keni shumë punë pa kryer. Keni lënë shumë punë në gjysmë. Viti 2019 kërkon obligime të reja. Nuk jeni askund. S’jeni as për së afërmi gati. Iu njoftojmë kur do të kaloni në Vitin e Ri”, thuhet në kumtesën e dërguar nga BE-ja në adresë të institucioneve tona.

BE ka qenë mjaft strikte në raport me shtetin tonë. Ajo ka kufizuar avancimin e Kosovës në shumë procese këtë vit.

Share.