Monday, November 19

Labi i qartet Baton Haxhiut: Hajt një herë thuj, me ndjenja mos luj

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjaftoi që drejtori i televizionit Klan Kosova ta quante “lazdran” në intron e emisionit të tij Zona B, dhe deputeti i AKR-së, njëherit këngëtar i tallavasë, Labinot Tahiri a.k.a. Labi, ti revanshohet me krejt artilerinë.

Baton Haxhiu duket se nuk e kishte pritur fare një reagim të tillë nga deputeti i mazhorancës nga Ferizaji i Kosovës së Republikës së Shqipërisë, i cili shkoi aq larg saqë e paralajmëroi se mund të ia “pshurrte” emisionin.

Por, duket se Labi nuk u mjaftua më kaq. I inatosur thellë me Baton Haxhiun, deputeti i ka reaguar sërish.

“Hajt një herë thuj, me ndjenja mos luj; thuaj se m’do, në shpirt më shëro”, kanë qenë fjalët e Labit drejtuar Haxhiut së fundi.

Madje, deputeti ferizajas ka shkuar më tutje.

“Më kanë thënë se kështu vepron, politikanët i provokon, me mua s’mundesh me u shty, ta boj tetë me dy”, ka vazhduar tutje reagimi i Labit.

Më herët përplasje titanike me Baton Haxhiun kishte edhe deputeti tjetër, i cili nuk këndon tallava, Albin Kurti. Ky i fundit e kishte akuzuar gazetarin Haxhiu për lidhje me kryespiunin serb Stanishiqin. Përplasja e tyre kishte vazhduar me shkrime, ndërsa kjo aktualja në mënyrë audio-vizuele.

 

Share.