Saturday, November 17

Kusht i ri për vizat nga BE: Ndalojeni me ligj pyetjen e kamarierëve “A s’ki ma t’ima a??”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shefja e  Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka tronditur skenën politike kosovare, mbarë Kosovën dhe gjithë popullin shqiptar kudo që ndodhën brenda e jashtë trojeve shqiptare, me lajmin e fundit që ka dhënë për vizat.

Diplomatja e cila përkundër moshës që po i rritet me trend më të ngadaltë se papunësia në Kosovë, por që tenton rregullist të duket seksi, ka thënë se Kosova  tashmë nuk i ka dy kushte për t`i plotësuar për liberalizimin e vizave, e që ishi Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi  dhe luftimi i korrupsionit. Këtyre dyjave iu është bashkuar edhe një kusht, i ri e mjaft i habitshëm.

“Kosova ka ngecur në rrugën evropiane. Ka kohë që i bëjmë thirrje të plotësojë dy kritete për liberalizim, për të cilat nuk ka bërë gjë. BE tash ka një kusht të ri për Kosovën. Kosova duhet që ta iniciojë një ligj që ndalon pyetjen e kamarierëve ‘A s’ki ma t’ima a?’. Është pyetja me e rrezikshme në historinë e vendit tuaj”, ka deklaruar Apostolova.

Sipas saj, Kosova është keq në agjendën e Bashkimit Evropian shkaku i kësaj pyetje, pasi që është jashtëzakonisht e pakuptimtë, pasi që kush ka “t’ima” paguan me “t’ima”.

Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë një takimi që pati gjatë ditës me drejtorin e Klan Kosovës, Baton Haxhiun, të cilin e njoftoi për zhvillimet brenda BE’së dhe informoi për hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmarrë BE’ja në raport me Kosovën dhe vendet e tjera.

E drejtori i Klan Kosovës, e ka komentuar shkurt kushtin e ri.

“Keq tu ku kaka puna”, ka thënë shkurt Baton Haxhiu. /PamPress/

 

Share.