Wednesday, January 17

Kryeredaktori ynë refuzon të marrë drejtimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka dështuar zgjedhja e kryetarit të ri të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, për shkak të mos pjesëmarrjes së gazetarëve, çka ka pamundësuar kuorumin që kërkohet me statutin e AGK-së.

Në bazë të statutit, për ta zgjedhur kryetarin e AGK-së, në kuvendin zgjedhor duhet të marrin pjesë gjysma e anëtarëve të regjistruar në AGK.

Edhe pas pritjes rreth një orë, Kuvendi zgjedhor nuk arriti ta bëjë kuorumin e duhur. Dhe e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të refuzimit të kandidaturës për të marrë drejtimin e AGK-së nga Keyeredaktori i PamPress’it.

 

Pas këtij refuzimi, që për shumëkënd ka mundur të jetë i papritur, në garë për kryetar të AGK-së,  ishte vetëm gazetarja e RTK-së, Gentiana Begolli, e cila ka bërë publike kandidaturën e saj pas refuzimit të Kryeredaktorit tonë për ta bërë këtë.

Ajo e ka përshendetur moskandimin e Kryeredaktorit tonë, duke e parë këtë si mundësi për t’u zgjedhur ajo. Megjithatë, ajo i është lutur Kryeredaktorit tonë që të bëjë thirrje për gazetarët që të mos bojkotojnë mbledhjen e AGK’së, sado që mund të jenë të dëshpëruar me moskandidimin e Kryeredaktorit të PamPress’it.

“Përcaktimi i kuotës prej 50 për qind të pjesëmarrjes, do thotë përfaqësuesve të AGK-së, është e pamundur të zbatohet në këtë rast konkretisht kur zgjedhet vetëm kryetari i AGK-së. Sepse është e pamundur që një njeri t’i mbledh gjysmën e anëtarësisë. Prandaj, unë mendoj që përkundër që me moskandidimin e tij Kryeredaktori PamPress’it na e ka mndësuar neve kandidimin, është mirë që ai t’i motivojë anëtarët e AGK’së që të marrin pjesë në mbledhje e të mos e bojkotojnë”, theksoi ajo.

Kuvendi i jashtëzakonshëm i AGK-së, u organizua pas dorëheqjes së ish kryetarit të AGK-së, Shkëlqim Hysenaj.

Share.