Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/pampress/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/pampress/wp-content/plugins/wp-super-cache/wp-cache-phase2.php on line 1164
Kosova vazhdon suksesshëm: Ende e ruan pikën e vetme të fituar në ndeshjen ndaj Finlandës - Pampress
Sunday, July 22

Kosova vazhdon suksesshëm: Ende e ruan pikën e vetme të fituar në ndeshjen ndaj Finlandës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kosova zhvilloi ndeshjen e nëntë në kuadër të Kualifikimeve për Botërorin në Rusi. Në ndeshjen e kësaj nate, Kosova humbi vetëm me dy gola diferencë nga Ukraina.

Me gjithë humbjen, Kosova ka regjistuar suksesin e radhës sonte nën drejtimin e Albert Bunjakit.

Përfaqësuesja jonë humbi 2 me 0, por ajo ia ka dalë që ta ruaj pikëm e vetme që e ka fituar në ndeshjen e parë ndaj Finlandës, me të cilën u patën ndarë 0:0.

Më këtë, Kosova ia ka dalë po ashtu të ruaj vendin e fundit në tabelë, vendin e gjashtë, me golaverazh të kënaqshëm – minus 19 gola.

Nga ky sukses Kosovën e ndanë vetëm një ndeshje, ajo e fundit, me Islandën.

Urojmë që pas ndeshjes së fundit me Islandën Kosova të arrijë ta mbrojë pikën e vetme dhe të mbajë pozitën e fundit në Grupin I.

Share.