Sunday, June 24

Komandant Çabiqi ia shkruan Arbana Xharrës statusin kundër Surroit, ajo nuk e kuptoi sa rëndë e ka ofenduar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Arbana Xharra është bërë gazi i botës në Facebook. Është bërë gaz më shumë se kur aderoi në “partinë e krimit”.

Në statusin e fundit ku e shan banalisht intelektualin e përmasave globale Veton Surroi, ajo ka përdorur disa shprehje domethënien e të cilës nuk e di as përafërsisht, sepse statusi i është shkruar nga miku i saj i ngushtë, Berat Buzhala, i cili mjeshtërisht po e përdor atë si mashë për ta sulmuar armiqtë e tij.

Sipas burimeve të PamPressit, mendohet se Xharra ka përdorur të paktën 24 shprehje që s’i kupton. “Nuanca”, “fashist”, “racist”, “aristokrat” dhe “ego” janë disa prej shprehjeve me të cilat Xharra është ndeshur sot për herë të parë, dhe i ka mësuar nga profili i saj pasi i ka publikuar me dorën e saj.

Por me të kuptuar se sa keq e ka ofenduar ish shefin e saj sa punonte në “Koha Ditore”, Xharra i është ankuar Berat Buzhalës, ndryshe i njohur për PamPress si Komandant Çabiqi, për jokorrektësi nga ana e tij, sepse krejt çfarë kishte dashur t’i kërkojë Xharra Buzhalës, ishte një status me fjalë të panjohura e përkëdhelës për Veton Surroin.

Por duket se Buzhala ka përfituar nga paqartësia e kërkesës së Xharrës, e cila nga Buzhala kishte kërkuar vetëm “një status të mirë për Veton Surroin”.

E çka do të thotë statusi i mirë kushtuar Surroit për Buzhalën e dimë të gjithë.

Duke e njohur urrejtjen e Buzhalës për Surroin, ai e ka keqpërdorur hapësirën virtuale të Xharrës, duke sulmuar rëndë Surroin, i cili po kërkon edhe opera e teatër në Skenderaj, pas miratimit për Stadiumin Olimpik në Drenas.

Mësohet se Xharra do të tentojë t’i kërkojë falje Vetonit përmes Flakës, derisa me Buzhalën ka ngrirë në tërësi raportet përkohësisht.

Share.