Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut ka reaguar prapë pas rreshjeve të shtuara të borës ditëve të fundit, të cilat e kanë vështirvsuar mjaft shumë lëvizjen e qytetarëve. Ky këshill, më në krye Behxhet Shalën, ka shprehur shqetësimin me gjendjen e krijuar, por vetëm në kryeqytetin e Prishtinës, pasi që në kryeqendër qarkullon numër më i madh qytetarësh.

“Siç e kemi potencuar edhe në kumtesën e parë lëshuar mediave, për KMDLNj-në mbetet e papranueshme pamundësia e qytetarëve për të lëvizur. Qeverisja në Prishtinë duhet ta ketë parasysh ketë dhe të mos e zë bora në befasi. Edhe nëse nga qielli bien cunga e gurë, ne duam që qytetarëve të iu mundësohet lëvizja, kjo e drejtë themelore universale”, thuhet ndër të tjera në kumtesën e KMDLNj’së.

Tutje, kjo organizatë shpreh edhe habinë se si me qeverisjen e Vetëvendosje!-s janë shtuar edhe rreshjet e borës, gjë që sipas tyre është dëshmi se qeverisja e VV’së sjellë më shumë rreziqe sesa “hajr”.

“Përpara nuk ka ra kaq shumë borë, ose edhe kur ka ra, u shkri me vakt. Prej se erdhi Vetëvendosje në pushtet, le që po bie borë, por nuk po di të shkrihet. Populli për këso situata thotë: Zoti hajr e boftë!”, përfundon kumtesa e KMDLNj’së. /PamPress/