Tuesday, December 18

Karma: Hahn alivanoset nga ajri i Prishtinës, pas lajmeve të këqija që i solli në Kosovë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisionari Johannes Hahn ka sjellur sot lajme të hidhura për kosovarët.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Hahn përveçse ka bërë thirrje për heqjen e taksës patriotike kundër Serbisë, ai ka thënë po ashtu se liberalizimi i vizave nuk do të ndodh para vitit 2020, duke dërrmuar emocionalisht kosovarët që kishin bërë gati valixhet për t’u nisur drejt rrugëve të njohura në Gjermani si “Lange Strasse”.

Megjithatë, e gjithë kjo dashakeqësi e Hahn ndaj kosovarëve nuk ka kaluar pa një hakmarrje.

Fill pas konferencës së tij, ku dha disa lajme të këqija, ai ka mbetur pa ndjenja i shtrirë në sheshin e Prishtinës.

Menjëherë, Hahn ëshë marrë nga një autoambulancë dhe është dërguar në QKUK.

Mjekët kanë thënë se Hahn nuk ka mundur ta përballoj dot ajrin e ndotur në Prishtinë, me të cilin banorët që jetojnë këtu janë mësuar qe një kohë të gjatë.

Shume njerëz që besojnë në bestytni, kanë thënë se kjo është hakmarrja hyjnore ndaj Hahn i cili po luan bole me një popull fare të vogël, pa mundësi hakmarrjeje.

Ai lartë duket se i ka marrë vet punët në dorë, duke dënuar BE-në për manipulimet me një popull të vogël, diku në një qoshe të Evropës.

Sipas burimeve të PamPress, Hahn i ka rënë pishman për të gjitha që ka bërë dhe ka ndërruar mendje, duke thënë se do t’i shiqoj mundësitë për t’ia siguruar vizat kosovarëve.

Share.