Saturday, October 20

Kadri Veseli fton qytetarët ta votojnë Sami Lushtakun, harron se ai nuk është në garë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Duket se Partia Demokratike e Kosovës nuk po arrinë të mësohet me faktin se pas 22 Tetorit nuk do ta qeverisë më komunën e Skënderajit. Kjo, pasi që kryetari i PDK’së për disa çaste ka harruar se Sami Lushtaku është tërheque nga gara për kryetar të kësaj komune, pasi që kandidaturën e shpalli djali i Hamëz Jasharit, Bekimi.

Veseli sot me mengjes ka vizituar Skënderajin, të cilën komunë e ka drejtuar partia e tij që nga paslufta. Aty ka takuar qytetarë, të cilëve iu ka bërë thirrje që ta votojnë Sami Lushtakun.

E shumë prej tyre ia premtuan votën për ish-kryetarin e kësaj komune, duke mos ditur se i njëjti nuk është kandidat edhe në këto zgjedhje.

Pasi që idsa herë bëri këtë thirrje, ishte këshilltari i tij , agjenti filozofik Blerim Latifi, i cili ia tërhoqi vërejtjen dhe e njoftoi që Sami Lushtaku nuk është në garë.

PDK ka tërhequr kandidaturën e saj pasi që Bekim Jashari vendosi t’i hyjë garës. Më herët se të ndodhte kjo, Sami Lushtaku kishte përplasje me Nuredin Lushtakun, pasi që shefi i partisë i kishte premtuar këtij të fundit që do të ishte kandidat nga PDK, gjë me të cilën nuk pajtohej Samiu pasi u lirua nga burgu.

E kandidimi i Bekim Jasharit doli të jetë akt shpëtimi për PDK’në, duke parandaluar përçarjen e kësaj partie në bastionin e saj. Një veprim i tillë nga ana e Jasharit konsiderohet i qëllimshëm, duke ditur se ai ka miqësi të ngushtë edhe me Samiun, edhe me Nuredinin.

Share.