Friday, September 21

Kadare pa Nobel, juria ia ka inat sepse është shqiptar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe këtë vit shkrimtari më i famshëm në Kosovë, Ismail Kadare është kthyer duarthatë nga ceremonia e ndarjes së çmimit Nobel për Letërsi.

Çmimin që Kadare po e kërkon ndër vite nuk po mund ta marrë vetëm për një arsye: sepse është shqiptar.

PamPress ka kuptuar se juria për ndarjen e Nobelit, është pajtuar në mënyrë unanime për të mos ia dhënë çmimin, të cilin më shumë se vet Kadareja, e presin lexuesit e shumtë dhe të flaktë mes shqiptarëve.

Sipas burimeve, kjo juri e padrejtë, nuk po ia jep Nobelin Kadaresë sepse është shqiptar. Për këtë gjë besohet që anëtarët e jurisë janë marrë vesh në mënyrë të fshehtë, ndërsa arsyeja zyrtare e mosdhënies së çmimit Kadaresë, është krejt diçka tjetër.

Ka të bëj me të shkruarit, stilistikën, aprovimin nga lexuesit e të gjithë botës etj.

Por Kadare sigurisht se nuk do të heq dorë. Ndoshta drejtësinë do ta kërkojë nga NATO-ja, sikurse bëri Kosova në vitin 1999.

Share.