Monday, November 19

Jennifer Lopez: Jam e gatshme të këndojë mbi urë nëse më fton Agim Bahtiri

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditë më parë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka paralajmëruar se mbi urën e Ibrin, në koncertin që do të mbahet aty, pritet të performojë edhe këngëtarja amerikano-latine Shakira.

Madje, i pari i Mitrovicës ka thënë se një ftesë të tillë ia ka drejtuar edhe yllit me nam botëror, Madonna. Ndonëse ende nuk ka marrë një përgjigje nga ajo.

Por, duket se tashmë ka filluar që të rritet interesimi në lidhje me këtë koncert jashtë gjitha parashikimeve. Së fundi kanë filluar të shfaqen edhe këngëtarë që vullnetarisht duan të këndojnë në këtë event.

Është ylli Jennifer Lopez që ka shprehur gatishmëri për të kënduar mbi Ibër, siç ka thënë ajo, pasi që t’i bëhet një ftesë.

“Nuk kam marrë ndonjë ftesë, por me shumë kënaqësi do t’i këndoja disa këngë mbi Ibër. Mjafton veç një ftesë nga kryetari simpatik Agim Bahtiri dhe unë do të jem në Mitrovicën e bukur”, është shprehur këngëtarja.

 

Share.