Home / LAJME / Isa Mustafa: Borën në Prishtinë e kisha pastru për 3-4 orë me duar në xhepa

Isa Mustafa: Borën në Prishtinë e kisha pastru për 3-4 orë me duar në xhepa

Në lidhje me reshjet e mëdha të borës në vend, e konkretisht ato brenda territorit të kryeqytetit, ka reaguar Kryeministri i Kosovës, z. Isa Mustafa. E në reagimin e tij, ai nuk ka lënë pa e thumbuar ish-kundërkandidatin e tij për kryetar të Prishtinës, tash kryetar i saj, Shpend Ahmetin.

Kreu i ekezukutivit ka shprehur habinë me vështirësitë që sipas tij po përballet qeverisja e kryeqyteti në largimin e borës. Dhe kjo sipas tij, është shpjegimi më i mirë që Prishtina ka një qeverisje të dobët.

“S’po mund ta kuptojë se si ky Shpend Ahmeti gjithë natën nuk po arrinë që me e largu borën prej kryeqytetit. Po më vjen keq prej tij që shkon në punë me autobus e me i ra me shty autobusin, nuk është fort e lehtë. Me pas qenë unë kryetar, për 3-4 orë e kisha pastru borën në krejt Prishtinën, bile me duar në xhepa”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në facebook.

Ndonëse një gjë e tillë edhe mund të jetë e vërtetë, historia kujton një dështim të Kryeministrit Mustafa gjatë qëndrimit të tij me duar xhepa. Në këtë pozicion ai humbi garën për Prishtinën, pikërisht nga Shpend Ahmeti. /PamPress/

About pampress

Check Also

Policia: Vendi më i sigurt janë bastoret, aty s’kujtohet kush për sulme terroriste

E gjithë Republika e Kosovës u alarmua për sulme të mundshme terrorist gjatë vikendit. Kjo ...

  • A.R.T.

    ‘Bashkëatdhetarët tanë mërdhihen, bushtrat tona lëpihen’

    A ka pa ky kryemi
    Sa shqiptarë janë duke u mërdhi
    Derisa shkijet kajojnë pa i ndal askush n’kufi
    Eshe autobusët pa rend kalojnë se shefat i korruptojnë
    E policët e shkretë si huta shikojnë, nuk guxojnë të veprojnë
    se nga puna fluturojnë, disa ma ‘azginë’ mundohen edhe krimin ta mbrojnë
    se një asht edhe ata e fitojnë, kur bashkëatdhetarët për korrupcion i denoncojnë