Monday, December 18

Intervista 1 minutëshe | Adriatik Kelmendi: Në fillim isha unë, më pas u krijua bota

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi” thuhet në librin e Gjonit, dhe mund ta kenë lexuar të gjithë ata që janë interesuar për mësmin e Ungjillit sipas kësaj figure madhështore të katolicizmit.

Megjithatë, ditët e sotme na mësojnë se befasisht mund të shfaqen gjëra që janë më të hershme se Fjala, se Përëndia e gjithësia. Kështu të paktën pretendon gazetari dhe publicisti me çorapet më të bukura në Grupin KOHA, Adriatik Kelmendi.

Në intervistën 3 minutëshe, Kelmendi ka shpalosur të gjitha çfarë janë thënë historikisht për të, duke mbërritur në përfundimin e supozuar se fillimisht ishte ai e që më pas erdhi çdo gjë pas tij.

Lexojeni intervistën e plotë:

Zoti, Kelmendi, përfliteni shumë si narcizoid në rrethet e ndryshme, e veçanërisht në mesin e kolegëve tuaj? Sa qëndron kjo?

E di. Ashtu më ka mbetë, por besoj që është cilësim i ngutshëm.

Megjithatë, ju e doni veten tuaj?

Sigurisht. Mendoj se kam të drejtë ta dua, sepse posedoj veçori që nuk i kanë të tjerët?

Si p.sh.?

Mendoj që gjithçka që ndodh rreth e përqark lidhet me mua në një mënyrë apo tjetrën.

Dëshironi të thoni se jeni shumë i veçantë?

Pyetja e juaj është ngjashëm sikur dikush ta kontestojë Gjonin, kur thoshte: Në fillim ishte Fjala. Askush nuk e konteston këtë në mesin e katolikëve të devotshëm. Edhe followersat e mi besojnë kur unë them: Së pari isha unë, pastaj bota.

Wow! Kjo është një gjë e padëgjuar. Pse nuk e keni thënë më herët?

Sepse disa gjëra kuptohen vetë. Heshtja shpesh flet më shumë se fjalët. Por unë nuk iu lë faj. Përqëndrimi juaj ka qenë tek çorapet e mia.

Pikërisht! Ekziston diskutimi se ju keni çorapet më të veçanta brenda Grupit Koha. A është e vërtetë apo mit?

Mjaftonte konstatimi. Pyetja konsideroj se ishte e tepërt.

Le të flasim arëherë për brendin e çorapeve tuaja? Pantherella? Massimo Dutti? Scot-Nichol? Falke? Paul Smith? John Smedley? Corgi? Honest John Hall? Peper Harow? Debenhams?

Ju po kërkoni diçka tejet intime nga unë. Më vjen keq, por s’mund të lëshohem në këso deklarata. Më lehtë ua them se kur kam bërë seks me gruan herën e fundit.

Në rregull, por ju po i ikni shumë pyetjeve tona?! Pse?

Ehhh…

Një koment mbi zhvillimet e fundit politike?

Keq. Llugë. Zoti hajr e boft! Amin ishalla.

Porosia juaj e fundi për lexuesit?

Do të iu thoja me kënaqësi ta doni veten para se gjithash, sikur të mos isha unë.

 

 

Share.