Tuesday, December 18

Interpol ndërron mendje pas fitores së Kosovës: Hajde se iu pranojmë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Interpol ka ndërruar mendje në lidhje me pranimin e Kosovës në gjirin e tij.

Presidenti i kësaj organizate, Kim Jong Yang, ia ka hapur telefonin kryediplomatit kosovar Beehgjet Pacollit dhe e ka pyetur se “Çka jon punët andej?”.

Ministri i jashtëm Pacolli e ka informuar Yangun për fitoren e sontme të Kosovës ndaj Azerbajxhanit me rezultatin bindës 4 me 0, dhe ia ka dhënë edhe një lajm fantastik.

“Zoti Pacolli, ndjej kënaqësi ta dëgjoj këtë. Që nga ky moment jeni të mirëseardhur në Interpol. S’kam besu që jeni kështu. Me emocionove burri dheut”, i ka thënë jugkoreani kosovarit.

Pas kësaj, Pacolli ka thënë se që nga ne do t’i fillojnë procedurat për anëtarësim.

Kosova dështoi sot me vota që të bëhet pjesë e kësaj familje të madhe.

Share.