Monday, December 18

Iliri dhe Vjosa propozojnë 5 hapa si të ushqehemi shëndetshëm

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas propozimit pesëpikësh për daljen e Kosovës nga kriza, deputeti i VV-së, Ilir Deda, dhe ajo e LDK-së, Vjosa Osmani, kanë propozuar edhe 5 pika të tjera, por kësaj rradhe në lidhje më të ushqyerit.

Në një konferencë të shkurtër, dy deputetët prezantuan propozimin pesëpikësh se si të ushqehemi shëndetshëm.

Pikat e propozuara duken si në vijim:

  1. Përkujdesja e cilësisë së yndyrës që përdorni në gatimin tuaja. Vaji i ullirit do të ishte një alternativë shumë e mirë për ta përdoruar jo vetëm në sallatat tuaja, por edhe në gatimet.
  2. Çdo vakt duhet të përmbajë 1/2 e pjatës sonë me perime dhe fruta. (Sasia ditore e perimeve duhet të jetë gjithmonë më e madhe se ajo e frutave. Perimet dhe frutat duhet të jenë gjithnjë të stinës).
  3. Gati 1/4 e pjatës sonë duhet të përmbajë drithëra integrale (Duhet të evitohen drithërat e rafinuara). Produkte me drithëra integrale: tërshëra, buka integrale, oriz integral, makarona integrale, biskota etj.
  4. Dhe 1/4 tjetër e pjatës sonë duhet të përmbajë proteine bimore ose shtazore. (Për të evituar yndyrën shtazore të tepërt duhet të kontrolloni sasinë e produkteve, pra të mos i konsumoni në masë të madhe dhe sigurisht të preferoni ato produkte që përmbajnë yndyrë në përqindje më të ulët. Bulmet: preferoni atë të skremuar, largoni masën e dhjamin nga mishi i kuq, lëkurën te mishi i pulës dhe zëvendësoni proteinën shtazore me atë bimore duke konsumuar më shpesh perimet.
  5. Dhe mos harroni 2-3 litra ujë çdo ditë!

Deri më tani nuk kemi përgjigjje as nga liderët, po as nga protagonistet e emisionit ‘Diçka po zihet’, Xheri dhe Ceka, në lidhje me këtë propozim pesëpikësh. Sidoqoftë, propozimi duket i besueshëm.

Share.

Comments are closed.