Wednesday, August 15

Huqja e Hashim Thaçit ndër vite: Kam menduar se unifikues i bjen “i qim nane”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti aktual i vendit, Hashim Thaçi, konsiderohet si një ndër figurat më kontraverse në vend që nga koha e paraluftës e edhe sot. Ai është nga politikanët më të diskutueshëm për veprimtarinë e tij, ku shumicën e herave e nga shumica e njerëzve është i kritikuar.

Në kohë kur u zgjodh president i vendit, partitë opozitare në Kosovë e qytetarë të shumtë patën tentuar që me protesta ta pengonin zgjedhjen e tij, por kjo gjë qe mision i pamundur.

Kur ai zuri karrigen e kreut të vendit, në vazhdimësi premtonte se do të jetë president i gjithë qytetarëve të Kosovës dhe figurë unifikuese, siç edhe e kërkon detyra e kreut të Presidencës.

Por, një fjalë e tillë duket se nuk është kuptuar as atëherë e as tash nga Hashim Thaçi, e kjo gjë është vërejtur vetëm tash. Kurse, është vërejtur nga gazetari ynë që kishte një intervistë me të.

Teksa gazetari i tha se si mund të jesh unifikues, kur ka parti politike e qytetarë të shumtë që nuk të ndjejnë si president të tyre dhe kërkojnë ditë për ditë rrëzimin tënd.

“Aha, m’fak allahile, se unë gjitë kam mendu se unifikues i bjen ‘i qim nane'”, ka qenë përgjigjja e Thaçit.

Pas kësaj, gazetari ynë është shokuar deri në alivanosje dhe e ka ndërprerë intervistën në gjysmë. Ndaj, intervista jonë me z. Thaçi nuk do të publikohet.

Share.