Saturday, September 22

Humb penalltinë ndaj Islandës, Messi ankohet se topi ishte pak i ftohtë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Argjentina nuk e ka filluar më së miri Kampionatin Botëror të këtij viti, i cili po mbahet në Rusi. Në ndeshjen e parë të saj, e para e Grupit D, amerikanojugorët nuk ia kanë dalë të marrin më shumë se një pikë kundër Islandës modeste.

Në ndeshjen që përfundoi baras e ku argjentinasit shënuan të parët, pati një penallti që shkoi huq, e që ishte në dobi të kaltër e bardhëve.

E, huqja gjigante erdhi nga ai që më së paku do të pritej e emri i të cilit lakohet si futbollisti më i mirë në botë aktualisht.

Fjala është për Lionel Messin, i cili në minutën e 64’të nuk ia doli të shënojë përballë portierit islandez nga pika e bardhë. Portieri Halldorsson me lehtësi priti penalltinë e tij, siç priti edhe plot goditje të tij gjatë lojës, para dhe pas penalltisë. Kurse, Messi vetëm 30% nga goditjet e tij në drejtim të portës, arriti t’i ketë të tilla për ta aktivizuar gardianin islandez.

Megjithatë, Messi ka dhënë një sqarim edhe për penalltinë, por në përgjithësi për josaktësinë e tij. Ai fajin ia ka lënë topit dhe kushteve klimatike në Rusi.

“Topi ishte pak i ftohtë. Nuk jam mësuar me topa aq të ftohtë. Më bëhej këmba akull sa herë i futja shqelm atij topi”, ka deklaruar Messi pas ndeshjes.

Por, rivali i tij Ronaldo, duket se mbrëmë nuk e kishte problem fare këtë punë. Me kombëtarën e tij, ai shënoi hiç më pak se 3 gola për të nxjerrë barazimin e portugezëve përballë fqinjëve të tyre, spanjollëve.

Sidoqoftë, presim që ylli argjentinas të adaptohet me topin në ndeshjet e radhës.

Share.