Monday, December 18

Hulumtim ekskluziv: Si i mbeti nofka “Muhamet Kudra” asambleistit të PDK’së?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në përpjekje për t’u bërë figurë publike, Muhamet Selmani i PDK’së, u përpoq të ishte sa më i zhurmshëm në Kuvendin Komunal të komunës së Prishtinës. Shpesh herë duke mos thënë gjë, por duke e ngritur zërin në kupë të qiellit, ky asambleist arrinte të merrte vëmendjen e disa prej mediave.

Megjithatë, në njërën prej herave, atij i hasi “sharra në gozhdë”, pasi që ish-drejtori i Urbanizmit në Prishtinë, tash deputet, Liburn Aliu, kishte matur fuqinë e shuplakave të tij në faqet e Muhametit. Këtu ishte edhe kulmi i famës së Muhamet Selmanit, i cili i përlotur deklaronte mediave se ishte rrahur keq nga Liburn Aliu i VV’së.

Kohë më pas, Selmani u bë pjesë e debatit publik pas një statusi ofendues ndaj deputetes së VV’së, Albulena Haxhiu, status ky me gjuhë seksiste, që komentonte pjesë të trupit të deputetes.

Selmani u kritikua mjaft shumë nga publiku për shprehjet e tij, ndonëse bashkëpartiaket e përkrahen gjuhën e tij.

Por, përkundër gjithë këtyre zhvillimeve, përherë u la nën hije nofka mjaft domëthenëse e zoti Selmani, i cili nga miqtë e tij quhet “Muhamet Kudra”, siç merr vesh PamPress.

PamPress posedon informacione të sigurta se Muhamet Selmani, i cili lindi në vitin 1976, dhe tani numëron mbi 41 vite jetë, mbanë nofkën “Muhamet Kudra” që nga viti 1998, pra që prej kur ishte 22 vjeç. Për 19 vite, Selmani i PDK’së denjësisht mbajti këtë nofkë, dhe kjo gjë asnjëherë nuk u bë mediatike.

Por, cila është historia e nofkës së Muhamet Selmanit, i cili ndonëse magjistër i ekonomisë, për miqtë e tij mbeti si “Muhamet Kudra”?!

Në një raport të siguruar nga miqtë dhe familjarët e tij, tregohet se Muhamet Selmani që në fëmijërinë e tij ishte i apasionuar pas bushtrave, të cilat në të foluren jostandarde i gjejmë të quajtura si “kudra”. Nga dashuria e madhe ndaj tyte, Selmani nga mosha 15 vjeçare kishte tregtuar bushtra me bashkëfshatarëtn e Barrilevës, ku edhe ka lindur.

Kësisoj, familjarët dhe miqtë që e vërejten këtë hobi të tij, në vitin 1998, filluan ta quajnë “Muhamet Kudra”, gjë e cila fillimisht i kishte penguar mjaft shumë 22 vjeçarit, sa ishte në atë kohë.

Por, me kalimin e kohës, Selmani filloi të vërente edhe tek vetja gjeste që ngjanin me ato të gruas së qenit, dhe dalëngadalë filloj ta pranonte nofkën e miqve e famijarëve. Madje, pasi që ia doli të futej në asamblenë e Prishtinës, asambleistët nga partia e tij, por edhe nga partitë e tjera, filluan ta quanin si “Muhamet Kudra”.

Policia dhe Prokuroria tregojnë se Selmani, edhe në kohën kur iu ngrit aktakuza për korrupsion sa punonte në KEK, në deklaratat e dhëna për këtio dy organe, i pytetur për nofkën, kishte deklaruar se nofka e tij është “Muhamet Kudra”.

Ai ende vazhdon aktivitetin e tij në parti, i pathyeshëm dhe krenar që për gati 2 dekada i qëndroi besnik nofkës së tij. /PamPress/

Share.