Monday, October 16

Hulumtim: Agjentat rusë e lënë pa Nobel Ismail Kadarenë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkrimtari nga Britania, Kazuo Ishiguro, është fitues i Çmimit Nobel të sivjetshëm për letërsi, për shkrimet e tij “me forcë të madhe emocionale”, ka shpallur sot Akademia Suedeze.

Shkrimtari britanik mbahet mend për romanin “The Remains of the Day”, shkruar në vitin 1989.

Akademia Suedeze e cila këtë vit zgjodhi Ishiguron për t’ia dhuruar çmimin, që bashkë me namin ia sjellë 1.1 milion dollarë, arsyeton këtë veprim duke thënë se “Ishiguro në veprën e tij me forcë të madhe emocionale, i ka zbuluar ndjenjat tona iluzore nën humnerën e lidhjes me botën”.

 

Fituesi i çmimit të sotëm paraqet kthesë në interpretimin kryesor të literaturës, pasi në vitin 2016 ky çmim iu dha këngëtarit amerikan, Bob Dylan. Megjithatë, enigma kryesore edhe e këtij viti mbetet fakti që Ismail Kadare nuk arriti ta marrë këtë çmim as sivjet, ndonëse është e katërta herë që kandidon për këtë gjë.

E PamPress ka bërë hulumtim rreth këtij rasti tejet misterioz, dhe ka ardhur në përfundimin se të paktën për Nobelin e 2017’së, pamundësinë që Kadare ta rrëmbëjë atë, ka përzierje të duarve të agjentëve rusë.

Gjatë takimit të Kryeprokurorit tonë me Prokurorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Erik Holder, kemi marrë informacione se 10 agjentë sekretë kanë marrë qindra mijëra dollarë nga Moska, për ta bërë mision të pamundur marrjen e Nobelit nga shkrimtari shqiptar që po dështon vit pas viti.

Autoritetet amerikane kanë tentuar identifikimin dhe arrestimin e 10 agjentëve rusë qysh muajin e kaluar, duke pasur parasysh aleancën amerikano-shqiptare dhe konsideratën e lartë të ShBA’ve për Ismail Kadarenë që bota e njeh si oksidentalist të regjur.

Por, kjo gjë ka qenë e pamundur dhe për dështimin e këtij aksioni kanë konfirmuar edhe nga administrata e presidentit Donald Trump, i cili megjithatë shprehet i bindur se në vitin 2018 nuk do t’i ndodhë kjo Kadaresë.

E me gjitë këtë premtim mjaft të fuqishëm, mbetet për t’u parë vitin e ardhshëm se a do të jetë populli shqiptar ai që do t’i gëzohet Nobelit.

Share.