Home / ROZË / Hoxha padit Kurteshin për ngacmim seksual: Me emra përkëdhelës më drejtohet vetëm burri im

Hoxha padit Kurteshin për ngacmim seksual: Me emra përkëdhelës më drejtohet vetëm burri im

Pas një debati të gjerë në opinion rreth një komenti në Facebook të Sami Kurteshit, i cili e quajti “lopë” ministren Dhurata Hoxha, ka reaguar kjo e fundit duke paralajmëruar padi ndaj Kurteshit për ngacmim seksual.

Ministrja Hoxha ka zgjedhur portalin më kredibil – madje më kredibil se Gazeta Express, pra portalin ku ju momentalisht po lundroni, PamPress – që të rrëfejë versionin e saj pas deklaratës bombë të Sami Kurteshit.

“Jam ndarë e tronditur kur pashë se si zoti Kurteshi, në një moshë thuasje të shtyrë, të më drejtohet me emra përkëdhelës. Unë nuk mund të lejoj të çmoralizohem deri në këtë masë nga asnjë mashkull”, ka thënë ministrja.

Sipas ministres, ngacmimi seksual i Kurteshit në një hapësirë publike siç është Facebook-u, është denigrues për të. Tutje, e përlotur dhe e tronditur, ministrja tregon se me emra përkëdhelës i drejtohet vetëm bashkëshorti i saj.

“Me të vërtetë kam pësuar thyerje emocionale. Me aso emra përkëdhelës më drejtohet vetëm burri im. Ai më thotë shpesh ‘mace’, ‘miushe’ e ‘lepurushe’… nuk prisja nga Kurteshi që të më drejtohet me këtë emër të një kafshe kaq të butë e të dobishme për njerëzit”, tha Hoxha.

Ajo kërkoi nga organet e drejtësisë që ta trajtojnë rastin menjëherë, duke këkuar dëmshpërblim nga Kurteshi për ngacmim seksual, denigrim e prishje të reputacionit. /PamPress/

About pampress

Check Also

Skandal: Vajza nga Nivokazi i uron ditëlindjen anglisht nënës, nëna nuk di shkrim-lexim as në shqip

Një veprim skandaloz sapo ka ndodhur në territorin e komunës e cila drejtohet nga njëri ...